Deputetja e PD-së, Ina Zhupa u shpreh se kryeministri Edi Rama tentoi t’i afrohet për të takuar zv/ presidentin amerikan JD Vance, por mesazhi ishte i qartë nga zyra ovale në Shtëpinë e Bardhë për ta distancuar.
“Ka një sherif të ri në qytet dhe qasja ndërkombëtare ka ndryshuar për PD-në dhe opozitën shqiptare. Bëri cdo tentativë kryeministri juaj për t’ju afruar zv/ presidentit amerikan në Mynih por nuk ia doli dot sepse kishte shkuar mesazhi nga zyra ovale që thoshte “mos iu afroni pupacit të Soros”. Po fryn era e re e ndryshimit, era e opozitës” tha ajo.
Deputetja Etilda Gjonaj shprehu keqardhje për Erion Veliaj gjatë fjalës në Kuvend.
“Ndjej keqardhjen e madhe që Erion Veliaj dhe familja e tij gjenden në këtë situatë sot. Nga njëra anë me përbaltjen e fytyrës së tij në mënyrë të padrejtë dha nga ana tjetër, beteja që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij.
Lënia e Bashkisë Tiranë pa kryetar, në prag të zgjedhjeve është e padrejtë. Masa e sigurisë nuk duhet të jetë në disproporcionalitet përballë të mirës publike.
Nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha në radhë të parë të ndërtojmë një politikë të shëndetshme” tha ajo.