Në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian në Paris, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, theksoi se Ukraina nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Rusinë nën kushte të diktuara.
Ai theksoi se Evropa duhet të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, duke siguruar që ky vend mund të mbështetet në Bashkimin Evropian dhe të ketë ushtrinë e tij të fortë. Scholz theksoi gjithashtu se Ukraina duhet të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe se këto çështje nuk janë subjekt diskutimi. Ai theksoi rëndësinë e unitetit midis Evropës dhe SHBA-së, duke i dhënë përparësi aleancës së NATO-s.