Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Rixhevë, Komuna e Klinës, ku janë përfshirë pesë automjete.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe si pasojë e përplasjes janë lëdnuar 9 persona mes tyre dhe dy fëmijë.
Ata menjëherë janë transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.