Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e plagosjes që ka tronditur Kukësin. Policia ka identifikuar të plagosurin si 29-vjeçarin Elvis Halilaj, kushëririn e Kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj.
Ngjarja ka nisur në Sheshin e Agjencisë Bicaj, kur Halilaj ka pasur një përplasje fizike me një tjetër individ, Sebastian Muçmata, i cili është identifikuar si Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës. Pas sherrit, Elvis Halilaj ka tentuar të largohet, duke u drejtuar për në fshatin e tij, por autori e ka ndjekur deri pranë banesës së tij dhe ka qëlluar me armë zjarri.
Pavarësisht se policia ka identifikuar autorin, ai ende nuk është arrestuar. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndalimin e autorit.