Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec”, ku është përplasur për vdekje këmbësori 62-vjeçar F.B.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit 37-vjeçarin me iniciale G.Ç., banues në Sovjan, Maliq. Ai akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Ndërsa maetrialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.