-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krimet zgjedhore dhe 11 maji, Dumani: Askush nuk duhet të ketë frikë

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka bërë me dije masat që do të merren për zgjedhjet e 11 majit.

Dumani tha se grupet hetimore të Prokurorisë së Posaçme janë në terren në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e prokurorit të përgjithshme për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave.

Zgjedhjet lidhën pazgjidhshmerisht me shtetin e së drejtës.Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor.’, tha Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit