-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kumbaro: Mbi 700 guida turistike promovojnë Shqipërinë

Kryesoret

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka vlerësuar kontributin e mbi 700 guidave turistike kombëtare dhe lokale në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.

Ajo shprehu mirënjohje për këta profesionistë që me përkushtim udhëhoqën vizitorët dhe prezantuan bukuritë natyrore, historike dhe kulturore të vendit. Kumbaro theksoi rëndësinë e punës së udhërrëfyesve, të cilët përveçse ofrojnë informacione, angazhohen për mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

“Mirënjohje për +700 guidat tona kombëtare e lokale që u japin të parët mirëseardhjen udhëtarëve e rrëfejnë Shqipërinë në të gjitha ndjesitë, shijet e përvojat e mbi të gjitha për qasjen e përgjegjshme, përkujdesëse dhe inciativat për mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e trashëgimive të pasura që kemi”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit