-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i përgjigjet komentuesit: Ngrita Tiranën nga varri

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social në rubrikën Sy m’sy u është përgjigjur komentuesve dhe kritikave të tyre.

Rama u shpreh se Tirana u ngrit nga varri kur ai u bë kryetar bashkie, ndërsa kur e mori Berisha me dhunë as sahati nuk punonte.

“Kush nuk e ka parë mendoj se s’do bëjë mirë ta shihte. Nuk më kanë vënë njerëzit të dridh zinxhirët, por ka një pyetje së cilës duhet ti përgjigjesh para se të thuash se ke 0 meritë se ke bërë vetëm detyrën. Po pse atëherë u desh të vija unë?! Aty ishin dhe të tjerët, apo jo. Dhe njerëzit edhe ata aty i kishin vënë, nuk i kishin vënë të dridhnin zinxhirët apo jo. Detyrën pra detyrën. Atë duhet të bëjnë të gjithë. Dhe tek detyra dallohen, edhe udhëheqësit, edhe fshesaxhinjtë. Dhe të gjithë ata që janë ndërmjet të dyjave. Prandaj xhan, unë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por ama Tiranën nga varri e kam ngritur ama. Dhe këtë nuk ma heq askush. Kush nuk do ta shikojë, nuk do ta shikojë dhe natyrisht nuk është problem. Edhe diçka tjetër. pse Tiranën nuk e mori me dhunë këneta, ajo ngeci? Sahati i Tiranës, nuk punonte, apo meqë të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo, nuk jemi të gjithë njësoj. Prandaj Tirana nuk është më Kandahar. Prandaj Shqipëria sot nuk është hiçgjëkundi njësoj. Qysh dhe unë dhe PS kemi marrë udhëheqjen e vendit për ta ngjitur në atë majë ku askush tjetër nuk e ngjit dot.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit