Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me shqiptarët e Parmës në Itali u shpreh se narkoshttei po pëson një vdekje klinike.
Berisha tha se nga këto takimet në diasporë po firmoset shpëtimi i Shqipërisë dhe përmbysja e narkoshtetit. Ai nënvizoi që në Shqipëri në këto dy javë kanë ndodhur ndryshime të mëdha dhe se Edi Rama është rreziku kombëtar për shqiptarët.
“Nga këto takime në dasporë po firmosim shpëtimin e Shqipërisë, përmbysjen e narkoshtetit. Kjo, sepse jo vetëm se vota juaj është sot më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë por sepse optimizmi, entuziazmi, energjia e këtyre takimeve, e paparë që nga vit 1990 po çon peshë zemrat e shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.
Këto takime po bindin çdo shqiptar se ne po kthehemi fuqishëm për të mirën e mbarë shqiptarëve, për të mirën e Shqipërisë dhe të miqve të saj.
Në këto 2 javë kanë ndodhur zhvillime të mëdha që kanë dridhur themelet e narkoshtetit, që po e fusin në vdekje klinike, në koma. Në Romë ju thashë se Rama është rreziku kombëtar për shqiptarët, është Çubrilloviçi shqipfolës. Ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. 5 ditë pas takimit, në Mynih, Vance do t’ia plaste në fytyrë tiranit, do t’i thoshte Europës se problemi ynë është persekutimi dhe arrestimi i liderve të opozitës, përpjekja për të marrë mandate duke arrestuar liderët e opozitës… A kishte në atë sallë ndonjë lider që kishte arrestuar opozitën si Edi Rama? Asnjë të vetëm. A kishte në atë sallë një njeri i cili kishte marrë vendim për të censuruar mjetin më të fuqishëm të komunikimit TikTok-un, vetëm se rinia nuk i ndahet kundër tij.”, tha Berisha.