-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Arrestohen 3 persona për vjedhje, kanosje dhe shitje narkotikësh

Kryesoret

Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e Tiranës, të akuzuar për vjedhje, kanosje dhe shitje narkotikësh.

Mësohet se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë ndaluar M. K., 20 vjeç, pasi ai ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Vjedhja”.

Po ashtu, është arrestuar E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili ka marrë masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Durrësit për veprat penale “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjahut apo sportive”. Gjatë kontrollit, E. B. iu sekuestrua një sasi kanabis.

Në një tjetër operacion, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan R. L., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit