Kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi se nesër do të padisin kryetarin e bashkisë Erion Veliaj për mashtrim në rastin kur deklaroi se prokurori Ols Dado e quajti ndyrësirë dhe gjykata e përgënjeshtroi me shkrim dhe audio se kjo nuk është e vërtetë.
“Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetin ndërkombëtar duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar me të cilin ai me cdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qëndrim banditesk e informoj Veliajn dhe publikun se ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe do të shihen modalitetet që kësaj dosje ti bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet.
Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Veliaj tregoi se për të shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë cdo veprim. Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarët duke i dërguar mesazhe personale apo duke kërcënuar se e keni personale, prokurorin, por dje ai e përshkallëzoi qëndrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar shqiptarët sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se cfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës.
Ndaj edhe nesër nis përpilimi i akt akuzës ndaj tij, do të paditet për mashtrim të rremë publikut. Paralajmëroj Edi Ramën të denoncojë këtë akt manipulativ dhe mashtrues në rast se nuk është në bashkëpunim me të sepse qarkullojnë lajme se ai njoftim, në atë njoftim edhe Edi Rama ka pjesën e tij. Ndaj edhe urgjentisht do të qartësojë pozicionin e tij” tha ai.