Një person është vrarë dhe 14 janë plagosur, si pasojë e një sulmi rus në qytetin Kramatorsk në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, sipas një deklarate nga policia ukrainase.
Raportohet se në mesin e të plagosurve jnaë katër fëmijë, si dhe shtatëmbëdhjetë shtëpi pësuan dëme të konsiderueshme materiale.
Kramatorsk ndodhet rreth 17 kilometra në veriperëndim të vijës së frontit në rajonin e Donetskut, ku luftimet po zhvillohen midis trupave ruse dhe ukrainase.
Shumë banorë të Kramatorskut janë larguar nga zona për t’i shpëtuar goditjeve të forcave ruse.