I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vazhdon që të tronditë opinionin publik me dëshmitë si funksiononte bota e nëndheshme e krimit në zemër të Shqipërisë, në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan.
Dumani ka debatuar ashpër dhe me ish-shokët e tij Gent Sharra dhe Asllan Plaku të cilët i ka implikuar ne ngjarje kriminale.
Vrasësi me pagese Nuredin Dumani ka pretenduar se i kanë çuar fjalë njerëz në burg që të ndërronte dëshminë për Gent Sharrën dhe Suel Çelen, kundrejt qindra mijëra eurove.
Ndërkohë Asllan Plaku deklaroi në seance se ka qene Nuredin Dumani ai qe i ka vene gjobe Gent Sharres 200 mije euro dhe Suel Çeles 500 mije euro per te ndryshuar dëshminë.