Një 22-vjeçar shqiptar u kap duke shitur kokainë gjatë karnavaleve në Venecia, me 40 doza të fshehura në të brendshme, ëmbëlsira dhe çorape.
Zbulimi u bë gjatë monitorimit të shtuar të festave, ku kërkesa për drogë ishte e lartë. Shqiptari u pikas nga policia më 24 shkurt, pasi u vërejt duke u sjellë çuditshëm dhe duke tentuar të largohej.
Ai u arrestua dhe pranoi marrëveshjen me gjyqtarin, duke u dënuar me gjashtë muaj burg me kusht.