Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar, M. P., pasi ka përplasur për vdekje një 69-vjeçare këmbësore në lagjen “Shënkoll” dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Viktima, F. H., ka humbur jetën në Spitalin e Traumës. Pas hetimeve, 45-vjeçari u arrestua për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimin nga vendi i aksidentit.
Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.