-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Evropa nuk mund të jetë vasale e SHBA-së

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Evropës që të “rizbulojë ambicien dhe fuqinë” dhe të refuzojë varësinë nga SHBA.

Komentet vijnë në mes të ndryshimeve gjeopolitike sizmike pasi Presidenti i SHBA Donald Trump përmbys politikën e gjatë të Uashingtonit për Ukrainën dhe Rusinë, ndërkohë që hedh dyshime mbi angazhimet e tij për sigurinë transatlantike.

Duke folur gjatë vizitës së tij dy-ditore në Portugali, Macron tha se Evropa duhet të jetë “më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë” dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë në “çështjet teknologjike, industriale (dhe) të mbrojtjes”.

“Unë shoh shumë njerëz në Evropë duke thënë: ‘si do të duhet të sillemi mirë me amerikanët, do të kalojë, ne duhet të përkulim kurrizin’,” tha Macron.

Por “nënshtrimi nuk është një përgjigje” shtoi presidenti francez, duke paralajmëruar Evropën që të mos bëhet vasale. Deklarata vjen pas diskutimeve brenda Evropës për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të forcuar aftësitë e veta dhe të Ukrainës.

Udhëtimi i Macron në Portugali erdhi pasi ai vizitoi Uashingtonin ku u përpoq të bindte Trump që të angazhohej për garancitë e sigurisë së pasluftës për Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit