-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ 20 minutat tronditëse të sherrit Trump–Zelensky

Kryesoret

Takimi në Zyrën Ovale përfundoi me një tensione pasi presidenti amerikan Donald Trump përzuri Volodymyr Zelenskyn.

Trump dhe zv.presidenti i tij JD Vace akuzonin Zelenskyn se nuk është mirënjohës dhe nuk falenderoi asnjëherë në takim.

Zelensky përpiqej që të përgjigjej dhe të mbrohej kundër akuzave dhe sulmve që i bënin Trump dhe JD Vance.

Përballë kërkesës së Zelenskyt për të garantuar sigurinë e Ukrainës kundër shkeljeve të ardhshme, të mundshme, të një armëpushimi nga Putin, Trump ngriti zërin duke e sulmuar atë: “Ti nuk i ke kartat e duhura tani. Po fillon të kesh probleme tani. Ju jeni duke luajtur kumar me jetën e miliona njerëzve. Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore”.

Ndërsa JD Vance e kritikoi Zelenskyn për vështirësitë në rekrutimin e ushtarëve për t’i dërguar në front. Në atë moment, Zelensky e pyeti: “A ke qenë ndonjëherë në Ukrainë?”

Vance fillimisht reagon duke thënë se ka “lexuar dhe parë” atë që ai mendon se mjafton për të njohur situatën, pastaj shtoi: “A mendoni se tregon respekt të vini në Zyrën Ovale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të sulmoni administratën që po përpiqet të parandalojë shkatërrimin e vendit tuaj?”

Zelensky u mbrojt: “Të gjithë kanë probleme, por ju keni një oqean në mes dhe nuk e ndjeni ndikimin e luftës tani, por do ta ndjeni në të ardhmen”.

Në atë moment Trump e humb durimin: “Mos guxo të thuash se çfarë do të ndodhë. Ju nuk jeni në gjendje të na tregoni se çfarë do të bëjmë dhe do të ndjejmë. E keni vënë veten në një pozitë të keqe”.

Ai vazhdoi duke thënë se “Ose bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë. Dhe nëse ne jemi jashtë, ju do të luftoni. Nuk mendoj se do të jetë mirë. Pasi të nënshkruani marrëveshjen, do të jeni në një pozitë shumë më të mirë, por nuk jeni plotësisht mirënjohës. Dhe kjo nuk është një gjë e bukur. Unë do të jem i sinqertë. Nuk është një gjë e bukur”.

Ndërsa Zelensky iu kthye duke i thënë që “Mjaft më thatë për luftën. Mendoj se është shumë e rëndësishme t’ia thuash këto fjalë Putinit që në fillim, sepse ai është një vrasës dhe një terrorist. Shpresoj se së bashku mund ta ndalojmë, por për ne është shumë e rëndësishme të shpëtojmë vendin tonë, vlerat tona, lirinë dhe demokracinë tonë dhe natyrisht, asnjë kompromis me vrasësin në territoret tona”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit