-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla në Athinë: Jepni mundësi atyre që duan të punojnë ku kanë zemrën, në Shqipëri

Kryesoret

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim në Athinë me përfaqësues të komuniteteve të qarkut Vlorë. Balla i ftoi shqiptarët që nesër në orën 9 të marrin pjesë në Panairin e Punës në Technopolis.

“Shqipëria sot ka nevojë për ju sepse duhet forcë pune, sidomos turizmi ka nevojë për plot burra e gra të të gjitha moshave dhe profesioneve.

Prandaj nesër do t’ju lutesha shumë të ishit prezent, ku kryeministri, anëtarë të kabinetit, kryetarë të bashkive dhe sipërmarrës do të kenë mundësi të prezantojnë ofertën e punës, për t’ju dhënë mundësi atyre prej jush që duan të punojnë aty ku kanë zemrën, në Shqipëri.”, tha Balla.

Gjithashtu ai bëri thirrje që të gjithë ata që nuk arrijnë të regjistrohen të nisen drejt Shqipërisë për të votuar fizikisht në 11 maj. Balla nënvizoi se fitorja me 11 maj do të jetë një mandat historik që do të marrë PS falë votës së diasporës që do ta shohë Shqipërinë anëtare në Bashkimin Europian brenda 2030.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit