16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E para në qarkun Vlorë për primaret e PD/ Zhupa: Të punojmë për fitoren me 11 maj

Kryesoret

Deputetja demokratike Ina Zhupa është e para që ka fituar në qarkun e Vlorës në primare me 765 vota. Pas saj ndiqet Atird Hoxha me 484 vota.

Zhupa ka falenderuar të gjithë demokratët që e kanë votuar në këto primare dhe shprehet se për të është një përgjegjësi për një mandat tjetër në parlament. Ajo nënvizon se të gjithë duhet të punojnë së bahsku për një fitore në 11 maj.

“765💙 E para në Qarkun Vlorë, më e votuara në primare!

Falenderoj të gjithë demokratët që më besuan duke më dhënë vendin si e para në Qarkun e Vlorës, më e votuara me 765 votat e demokratëve të këtij qarku.

Falenderoj në mënyrë të vecantë demokratët e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit, ku isha fituese në çdo bashki, që në fakt janë zona ime elektorale, ata që unë përfaqësoj në kuvend. Gjithashtu edhe demokratët e Vlorës, Selenicës dhe Himarës për mbështetjen që më dhanë.

Kjo për mua është një përgjegjësi për një mandat tjetër në parlamentin shqiptar por kësaj rradhe urojmë dhe do punojmë të gjithë bashkë që të kemi një mazhorancë të Partisë Demokratike, ku secili nga ne do jetë pjesë e fitores së PD.

Dua të falenderoj të 12 kandidatët e tjerë që morën pjesë në primaret e qarkut Vlorë për një garë cilësore, për një garë pa konflikte dhe në fund të këtij procesi të punojmë të gjithë sëbashku për fitorën e PD në 11 Maj.”, shprehet Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit