Ditën e sotme 15 persona nga stafi i Universitetit Bujqësor në Tiranë janë paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ndaj tyre janë vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ata duhet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji që në orën 11:00.
Pedagogët dhe zyrtarët akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.









