-sidi education-spot_img
20.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koçeku për Euractiv: BE të mos e trajtojë Ramën si zërin e vetëm evropian të Shqipërisë

Kryesoret

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me qytetarët shqiptarë dhe “të ndalojë së trajtuari Edi Ramën si zërin e vetëm evropian të vendit”.

Në një intervistë për Euractiv, Koçeku, e cila u largua muajin e kaluar nga Partia Socialiste, tha se nuk mund të qëndronte në një forcë politike që, sipas saj, ndjek politika që dëmtojnë mjedisin.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur protestat kundër projekteve turistike pranë zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë vijojnë prej më shumë se një muaji. Sipas Koçekut, protestat pasqyrojnë një krizë besimi ndaj institucioneve, ndërsa ajo i bëri thirrje BE-së të dëgjojë më shumë zërin e qytetarëve gjatë procesit të integrimit.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat si një “histeri digjitale” dhe një “revolucion imagjinar”, duke kundërshtuar pretendimet e protestuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit