-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Christian Stoker betohet si kancelar i ri Austrisë

Kryesoret

Ditën e sotme Christian Stocker, kreu i Partisë Konservatore Popullore në Austri u betua si kencelar i vendit, duke ushëhequr qeverinë e parë trepartiake që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë është në opozitë.

Ceremonia e betimit të Stocker u zhvillua në prani të Presidentit Alexander Van der Bellen, me betimin e anëtarëve të mbetur të qeverisë. Ndërsa si zv.kancelar u betua kreu i SPO-së Andreas Babler.

Partia Popullore (ÖVP) e qendrës së djathtë të Stoker-it, Social Demokratët e qendrës së majtë (SPÖ) dhe liberali Neos arritën një marrëveshje javën e kaluar pasi përpjekja e tyre e parë për të formuar një koalicion dështoi në janar.

Anëtarët e bazës së Neos votuan me shumicë dërrmuese në favor të marrëveshjes së koalicionit me dy partitë e tjera të dielën, duke hequr pengesën përfundimtare për treshen për të marrë detyrën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit