Sali Berisha u shpreh sot se Primaret do të shërbejnë shumë për orientimin, vendosjen e kandidatëve në listë, por nuk janë gjithçka.
“Ka një lëvizshmëri shumë të madhe të anëtarësisë për shkak të emigracionit. Ka pasur mjaft raste që nuk votuan dot. Në një regjistrim të përgjithshëm të partisë, problemi gjyqësor ka qenë problem serioz.
Në një kuti në Paskuqan dhe Vorë ka pasur parregullsi dhe komisioni i ka quajtur të pavlefshme. Dhe një kuti në Konispol. I kanë gjetur të parregullta fletët e votimit” tha ai.









