Një 35-vjeçar shqiptar në Romë, i cili përfitonte asistencë sociale pasi ishte i papunë, është arrestuar nga policia italiane pas përfshirjes në një rrjet trafiku droge.
Shqiptari përdorte rrjetet sociale dhe mesazhe për të porositur drogë, që më pas dërgohej me “dërgesa ekspres” nëpërmjet korrierëve.
Pas ndjekjes së tij nga oficerët, janë gjetur 100 doza droge, përfshirë kokainë dhe krak, të fshehura nën xhaketën e tij, si dhe 600 gramë kokainë dhe 40 mijë euro cash në shtëpinë e tij. Hetimet zbuluan gjithashtu një peshore precize dhe materiale paketimi për drogat.
Shqiptari dhe korrieri i tij janë arrestuar dhe janë akuzuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjyqtari ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për 35-vjeçarin shqiptar.