Policia e Durrësit ka arrestuar një 51-vjeçar i cili ka kanosur të birin.
Xh.K., është kanosur me mesazhe telefonike nga babai i tij 51-vjeçar S.K. banues në fshatin Shkafanë, Durrës. 51-vjeçari akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”.
Policia e Shtetit falënderon stafin e emisionit “Stop”, për denoncimin e rastit, si dhe fton median dhe qytetarët që vijojnë të denoncojnë te strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie që hasin.