-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vance-Johnson harrojnë mikrofonin hapur dhe tallen me Joe Biden (VIDEO)

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbajti mbrëmjen e djeshme një fjalim të gjatë prej 100 minutash në Kongresin Amerikan ku shpalosi programin për katër vitet e ardhshme.

Detajet ishin të shumta. Mes tyre mediat kanë kapur një çast, në pritje të Trump, teksa zëvendëspresidenti amerikan JD Vance shfaqet duke biseduar me kryetarin e Kongresit, Mike Johnson, i cili kishte harruar mikrofonin hapur. Në qendër të bisedës ishte ish-presidenti Biden.

“Unë mendoj se fjalimi do të jetë i mrekullueshëm, por nuk e di se si e bëni këtë për 90 minuta”, i tha Vance, Johnson.

“Gjëja më e vështirë ishte ta bëje atë gjatë Bidenit, kur fjalimi ishte një fjalim budallallëk i fushatës”, u përgjigj Johnson. Pas këtij momenti Johnson e kuptoi që mikrofonin e kishte hapur dhe e uli për të vazhduar bisedën të jetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit