-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Shqiptarët më të keqpaguarit në Europë, në 11 maj votojmë përmbysjen e sistemit ekonomik

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në postimin e saj në rrjetin social shprehet se shqiptarët janë më të keqpaguarit në Europë.

Xhixho thekson se sipas Eurostatit Shqipëria renditet e fundit për të ardhurat për frymë. Ajo thotë se pensionistët gënjehen me bonuse elektorale dhe familjet e tyre me të ardhura të ulëta injorohen dhe lihen në mëshirë të fatit.

Deputetja shprehet se Partia e Lirisë ka një plan për nxitjen e ritjes ekonomike, uljen e kostos së jetesë dhe përmirësimit me paga më të larta.

“Punonjësit e sotëm janë pensionistët e nesërm. Kjo qeveri që i ka zhytur në varfëri sot po u përgatit një jetë akoma më të vështirë në vitet e pensionit.
Shqipëria është e fundit për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale. Pensionistët gënjehen me bonuse elektorale, ndërsa familjet me të ardhura të ulëta injorohen e lihen në mëshirë të fatit.
Qeverisë nuk i mungojnë paratë. Të ardhurat që gjenerohen nga pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe nga taksat e shqiptarëve shkojnë në xhepat e oligarkëve dhe humbasin në kanalet e korrupsionit.
Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për nxitjen e rritjes ekonomike, uljen e kostos së jetesës, ashtu edhe përmirësimin e saj me paga më të larta dhe me cilësi më të lartë të shërbimeve publike.
Në 11 maj votojmë ndryshimin masivisht për të përmbysur këtë sistem ekonomik që punon për klientët e qeverisë dhe jo për qytetarët.
Aleanca për Shqipërinë Madhështore është mundësia për ta ndryshuar Shqipërinë!”, shkruan Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit