Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës pasi ajo i konfiskoi telefonin gjatë orës së mësimit.
Sipas njoftimit të policisë, K. R., 19 vjeç, jo vetëm që ka kanosur drejtoreshën, por ka përdorur dhunë ndaj një punonjësi policie gjatë momentit kur ai po shoqërohej në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.