-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Shpërndante drogëra të forta në Vlorë, arrestohet 45-vjeçari

Kryesoret

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “White Snow” dhe ka arrestuar një 45-vjeçar me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për shpërndarjen e drogave të forta në Vlorë

45-vjeçari Albert Bani, shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Vlorës. Nga kjo veprimtari ai përfitonte shuma të konsiderueshme parash.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit