-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria ngre zyrtarisht Bankën Shqiptare të Zhvillimit

Kryesoret

Qeveria njoftoi se sot ka firmosur vendimin për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do t’i shërbejë nxitjes së zhvillimit ekonomik duke mbështetur me fonde të sektorëve të nënfinancuar.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se ky institucion është krijuar bazuar në eksperiencat më të mira të institucioneve të ngjashme në BE.

Ministrja tha se banka do të japë mundësi shtesë për rritjen e qasjes në financë të asaj pjese të popullatës e pashërbyer nga sektori bankar, apo ndodhen në zona rurale përmes produkteve të kursimit që do të mblidhen dhe përdoren për zhvillimin ekonomik të vendit.

Draftligji është hartuar në bashkëpunim me “Cassa Depositi e Prestiti”, institucionin lider në BE për dhënien e financimeve me rezultate konkrete në zhvillimin ekonomik në tregun italian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit