Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin e Kampusit të Ri të Akademisë së Forcave së Armatosura, një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh, konceptuar sipas modelit të akademisë prestigjioze amerikane të West Point.
I konsideruar sipas qeverisë sipas standardeve më të larta të NATO-s, Kampusi i Ri thotë kryeministri do të ofrojë gjithçka bashkëkohore që nga godina mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit, etj.
Akademia e re do të ketë si fillim 300 studentë dhe degë të reja, përfshirë dhe inteligjencën artificiale, ku do të ketë diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik në degë të caktuara, por dhe binjakëzime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s
Në fund kryeministri foli edhe për industrinë e prodhimit të armëve. “Plus me industrinë jemi duke ecur mirë, kemi vendosur ca baza të mira për të ndërtuar një industri të re ushtarake prodhimi dhe armatimi” tha ai.