Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave. Kjo është dita e dytë e mbledhjes së Partisë Socialiste dhe po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë mbledhje fokus është hartimi i një platforme që synon sigurimin e mandatit të katërt radhazi të partisë Socialiste, me programe zhvillimore dhe abjektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e deputetëve. Këto emra do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së Partisë Socialiste që do të mbahet përpara afatit të 12 marsit.