15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshje në Siri, qindra të vrarë në rajonin me popullsi alavite

Kryesoret

Një përleshje midis forcave qeveritare siriane dhe besnikëve të ish-presidentit Bashar al Assad ka ndodhur në rajonin me popullsi aalvite.

Persona të armatosur dhe forcat e sigurisë të lidhura me drejtuesit e rinj islamikë të Sirisë kanë vrarë më shumë se 340 persona, përfshirë gra dhe fëmijë nga pakica alavite, në rajonin bregdetar të vendit që nga e enjtja, tha kreu i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdulrahman.

Ai tha se vrasjet në Jableh, Baniyas dhe zonat përreth ku është përqendruar popullata alavite e Serbisë janë ratsi më i rëndë i dhunës prej disa vitesh në konfliktin civil 13-vjeçarë.

Disa dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në përleshje intensive me militantët, tha një zyrtar sirian i sigurisë.

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed Sharaa, ndërsa mbështeti goditjen në një fjalim televiziv të premten vonë, tha se forcat e sigurisë nuk duhet të lejojnë askënd që “ta teprojnë në përgjigjen e tyre… sepse ajo që na dallon nga armiku ynë është përkushtimi ynë ndaj vlerave tona”.

“Kur heqim dorë nga morali ynë, ne dhe armiku përfundojmë në të njëjtën anë”, tha ai, duke shtuar se civilët dhe robërit nuk duhet të keqtrajtohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit