Policia ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për vrasje në rrugë dhe mosdhënies së ndihmës.
Nga hetimet shqiptari ka përplasur me makinën një shef kuzhine, 41-vjeçarin Roberto Brancaccios. Ngjarja ka ndodhur në 14 dhjetor 2023 në Nomentana.
Shqiptari duke drejtuar një Alfa Romeo ka përplasur shefin e kuzhinës që po ikte me shkuter në punë. Ai e ka lënë të vdekur në asfalt dhe më pas ka ikur menjëherë nga vendngjarja.