-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja e Kurtit me prokurorinë, SHBA: Të gjendet zgjidhje

Kryesoret

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë lidhur me rastin e refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës për rastin e rezervave shtetërore kanë deklaroi se palët duhet të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Ne kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe kërkojmë nga palët që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e  institucioneve të Kosovës”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së për Gazetën Express.

Ftesa nga Prokuroria fillimisht i kishte shkuar Kurtit në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo nga Qeveria ishte interpretuar edhe si ndërhyrje në zgjedhje, meqë Kosova me 9 shkurt do të mbante zgjedhjet e përgjithshme.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, kishte shkruar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit