Policia e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar pasi në banesën e tij në fshatin Grorë mabnte 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 thikë.
53-vjeçari Arben Karaj akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 thikë. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.