Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimet kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve në vilën 30 në kryqeytet. Takimi prej 40 minutash ka përfunduar me drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës Benet Beci.
Ndërkohë po vijon takimi me Bledi Çuçin, kreu i grupit parlamentar të PS-së por dhe njëkohësisht dhe drejtues i qarkut të Vlorës. Përfliten disa emra për Vlorën si kandidatë për deputetë.
Deri tani flitet që Bledi Çuçi të jetë në listën e mbyllur të kandidatëve. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu që në këtë fushatë është caktuar të punojë në Vlorë, krah Bledi Çuçit, pritet të jetë në listën e mbyllur, si dhe ministrja Anila Denaj, që mbulon zonën e Sarandës.
Deputeti Vullnet Sinaj, ndonëse ka deklaruar se nuk do të kandidojë më mund të jetë sërish në listën e PS-së.
Në Gjirokastër, pritet të kandidojë Tërmet Peçi, ndërsa Mirela Kumbaro nuk dihet nëse do të kandidojë në listë të hapur apo të mbyllur.