Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Rrugës së Komanit dhe ka shpërndarë opinione të banorëve të zonës, të cilët shprehen se e kanë pritur këtë investim për vite me radhë.
Rruga 31 km e gjatë, e cila lidh dy hidrocentralet, pritet të rrisë sigurinë e qarkullimit dhe të sjellë një zhvillim të ri për turizmin në zonë. Ky projekt është pritur me entuziazëm, pasi do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e turizmit.
“Mirëmëngjes dhe me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks i 31 km që lidh dy hidrocentralet duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov të ri turizmit të kësaj tjetër zone të bekuar të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.