Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka mbajtur në fuqi vendimin për t’ia ndaluar populistit, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të majit.
Më 11 mars, Georgescu apeloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ia ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale, pasi që kandidatura e tij “nuk përputhet me kushtet që i parasheh ligji”.
Vendimi ishte unanim, pasi të nëntë gjykatësit votuan për të refuzuar ankesën. Ministri i Drejtësisë, Radu Marinescu, tha se vendimi është obligues dhe duhet të respektohet. Ai mbrojti vendimin e gjykatës, duke thënë se “ekstremizmi është i papranueshëm në një shoqëri demokratike”.