-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamza: Do t’i ulim çmimet dhe do t’i rrisim pagat e pensionet në Kosovë

Kryesoret

Në nisjen e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi programin e tij politik, duke premtuar ulje të çmimeve, rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe investime në ekonomi, energji, teknologji dhe shëndetësi.

Ai akuzoi qeverisjen aktuale për krizë ekonomike dhe sociale dhe premtoi ndryshim të prekshëm për qytetarët.

“Qytetarët, familjet dhe rinia janë lodhur duke pritur. Kosova është lodhur nga kriza. Krizë ekonomike, sociale, politike dhe e shpresës. Kjo krizë ka një shkaktar, dhe është rezultat i gjashtë viteve të arrogancës, konfliktit dhe mungesës së rezultateve. Do t’i ulim çmimet, do ta heqim TVSH-në për produktet bazë. Do t’i rrisim pagat dhe pensionet. Asnjë ndihmë, asnjë pagesë nga buxheti i Kosovës nuk do të jetë më e ulët se 300 euro. Askush në Kosovë nuk duhet të jetojë pa dinjitet. Do t’i mbështesim bizneset dhe do të investojmë në infrastrukturë, energji dhe teknologji.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit