Sonte do të përcaktohen katër skuadrat e para që do ta sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Tetë ekipe do të zbresin në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet e kthimit të së tetës së finales së kësaj gare prestigjioze.
Dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Liverpoolit dhe Paris Saint-Germainit. “Reds” e fituan në frymën e fundit duelin e parë në Paris me rezultat 1:0, ndonëse gjiganti francez e dominoi lojën fund e krye.
Parisienët do të shkojnë në “Anfield Road” për ta kërkuar përmbysjen e madhe.
Barcelona fitoi ndeshjen e parë 0-1 në Portugali javën e kaluar përkundër faktit se luajti me një lojtar më pak. Sonte do kualifikimin. Portugezët besojnë në mrekulli.
Interi mundi Feyenoordin në Holandë 2:0 dhe cdo gjë duket formalitet. Gjithashtu Bayern mundi Leverskusenin 3-0 në ndeshjen e parë, edhe pse Alonso s’i ka humbur shpresat.