Në Elbasan, një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte kapur në flagrancë duke drejtuar automjetin “Range Rover” të vëllait të tij, të cilin e kishte vjedhur.
Vëllai i dyshuar, L. H., kishte bërë denoncim për vjedhjen e mjetit, i cili ishte parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.
Policia, pas hetimeve dhe kërkimeve, arriti të gjejë makinën dhe të arrestojë 54-vjeçarin, i cili ishte kapur ndërkohë që e drejtonte automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”.