-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i NATO-s në Kosovë: Në Ballkan situata po ndryshon

Kryesoret

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte ndodhet në një vizitë zyrtare për herë të parë në postin e ri në Kosovë. Ai ka deklaruar se Kosova është një vend shumë i rëndësishëm, dhe se po ashtu, ky vend duhet të jetë në situatën më të mirë të mundshme.

Ai ka deklaruar se situata është duke ndryshuar në të gjithë rajonin, dhe se ai është në komunikime intensive me liderët e Kosovës, por edhe  ata të Bosnje e Hercegovinës, si dhe me liderin serb Vuçiçin.

‘‘Kosova është vend shumë i rëndësishëm, ku NATO ka prezencë të fortë përmes KFOR-it. Është e rëndësishme të angazhohemi të gjithë që ky shtet të jetë në situatën më të mirë të mundshme. Atje ka pasur zgjedhje dhe do të shohim si do të formohet Qeveria e re. Gjithë kjo është pjesë e një procesi normal demokratik, gjë që është e mirë.

Por në të gjithë rajonin situata po ndryshon. Jam në komunikime intensive, jo vetëm me krerët e Kosovës dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës, por javën e kaluar kam biseduar edhe me Vuçiçin, që javën tjetër pritet të jetë së shpejti në Bruksel. Pra, komunikimet janë intensive që tensionet në rajon të ulen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit