-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Andia Ulliri në listën e hapur të PD në Durrës: Do të jem një zë i fortë për të gjithë qytetarët

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri me anë të një postimi ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së hapur të PD për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit.

Ulliri nënvizon se do vazhdoj që të jetë një zë i fortë për të gjithë qytetarët duke mbrojtur të drejtat, interesat dhe të ardhmen. Ajo thekson se do të sigurojë që Kruja dhe Fushë Kruja të kenë përfaqësimin që u takon.

“Së bashku kemi kaluar shumë sfida! Socialistët janë përpjekur të na izolojnë, të na censurojnë dhe të na mohojnë të drejtat tona themelore. Por ne nuk jemi dorëzuar! Protesta në Thumanë-Kashar, protesta në Rinas dhe çdo betejë tjetër që kemi zhvilluar krah për krah janë dëshmi e forcës sonë.
Kandidimi ynë në listën e hapur është një mesazh i qartë: ne jemi më të fortë se kurrë dhe të vendosur për të garantuar zgjedhje të ndershme, të lira dhe paqësore. Kjo është fuqia jonë, forca jonë dhe rruga drejt fitores!”, shkruan deputetja Ulliri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit