Vazhdon debati dhe përplasja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me prokurorët e SPAK-ut në Gjykatën e Apelit. Veliaj pretendon se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar një muaj bisedat familjare që sipas tij kanë të bëjnë me intervistat në media.
“Saliu e akuzoi SPAK-un si organizatë kriminale, çfarë e gjeti?” – Veliaj përplaset me prokurorët
“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por ju keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen” tha kryetari i bashkisë. Kërkesa e Veliajt për liri do të shqyrtohet sërish nga gjyqtari Engert Pëllumbi.