Kreu i Partisë Demokratike para nisjes së mbledhjes së Kryesisë në selinë blu foli për largimin e Vasil Sterjovski të Aleancës së Maqedonasve. Berisha këtë largim e cilëson si tradhti.
“Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”, tha Berisha.
Vasil Sterjovski është larguar nga Partia Demokratike dhe ka kaluar në Partinë Socialiste. Ai do të jetë në listën e PS në Korçë ku do të garojë për të fituar një mandat në Parlament.