Deputeti Nasip Naço u shpreh se në shtator do të nisë avokatinë, pasi Rama e la jashtë listave. I pyetur nëse ndjen keqardhje për tërheqjen nga gara, Naço tha: “Jo, jo. Unë e falënderoj zotin Rama që vuri kritere të forta, që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptojë se vjen një ditë kur duhet të ikë”.
“Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat.
Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë.
Dikush duhet ta kuptojë se vjen një moment kur duhet të ikin. Unë besoj se ka të rinj që do ta vazhdojnë më tej stafetën. Ky vend ka nevojë edhe për brezin e ri, të alternuar” tha ai.