Tirana u mbush me atmosferë festive më 14 Mars, kur mijëra qytetarë dolën në rrugë për të festuar Ditën e Verës. Sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishin epiqendra e festimeve.
Balonat shumëngjyrëshe krijuan një pamje spektakolare, ndërsa një balonë e madhe në formë zemre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Fëmijët luanin me gëzim në parqe, ndërsa stendat me lodra, ëmbëlsira dhe suvenire tërhiqnin kalimtarët.
Ndër to, stendat me ballokume tradicionale ishin një tjetër atraksion i veçantë i festës.