-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë në terren

Kryesoret

Ditën e nesërme me 15 mars, opozita do të organizojë një protestë kundër mbylljes së Tik Tok. Berisha ka bërë thirrje të rinjve dhe prindërve që të bashkohen në protestën kombëtare para kryeministrisë. Leja e kërkuar në polici nga organizatorët e tubimit është nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Partia Demokratike ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeministrisë.

Në terren do të jenë rreth 1200 efektivë dhe në gatishmërinë do të jenë edhe forcat RENEA. Kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj do të vendosen një orë para protestës.

Gjithashtu një pjesë e tyre do të jenë edhe në Parlament, bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Brendshme. Do të kenë në terren edhe agjentë civilë për të monitoruar protestën si dhe për të vëzhguar protestuesit për akte dhune.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit