-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Trumpit i çova mesazhet e mia, tani pres përgjigje

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff u mirëprit nga Vladimir Putin në Kremlin të enjten vonë mbrëma, tha sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, ndërsa konsultimet midis SHBA-së dhe Rusisë për armëpushimin në Ukrainë tani akoma më afër.

“Witkoff ishte këtu dje. “Mbrëmë vonë ai u prit nga presidenti Putin”, u tha Peskov gazetarëve, duke shtuar se përmes tij, presidenti rus u kujdes që t’i dërgonte mesazhet e tij Donald Trump-it për planin e propozuar të armëpushimit në territorin ukrainas.

Për këtë çështje – zgjidhjen paqësore në Ukrainë, Peskov e bëri të qartë se Putin mbështet qëndrimin e Trump për zgjidhjen e çështjes në Ukrainë, por ngriti pyetje që duhet të marrin përgjigje.

Zëdhënësi i presidentit rus tha më pas se “ka arsye që na bëjnë të jemi optimistë të kujdesshëm për zgjidhjen në Ukrainë”, ndërsa shtoi se afati kohor për bisedën e shumëpritur Trump-Putin do të përcaktohet kur Witkoff t’i japë mesazhin e presidentit rus homologut të tij amerikan.

“Nuk është rënë dakord ende për orën e saktë të bisedës mes dy presidentëve”, sqaroi zëdhënësi rus, duke shtuar se “kur z. Witkoff ia përcjell kreut të shtetit të gjitha informacionet që ka marrë në Moskë, pastaj do të vendosim për kohën e bisedës”.

Përveç kësaj, ai theksoi rëndësinë e komunikimit midis Trump dhe Putinit, duke thënë se “ekziston mirëkuptimi nga të dyja palët se një bisedë e tillë (midis liderëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara) është e nevojshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit